Edicioni i dhjetë i PriFilmFest u hap me filmin kosovar "A rooftop Story".
Ky film ka premierën vendore në PriFilmFest në dy lokacione; Në teatrin Kombëtar si dhe në ora 21:30 do e ketë te Pllatoja e Hotel Grandit. Ndërsa nga nesër do të shfaqen filma të ndryshëm në disa lokacione.
Risi në këtë edicion është edhe kategoria PlayUK ku do të shfaqen filma britanik, në mbështetje të British Council.
Mysafire nderi i këtij edicioni jubilar është fituesja e çmimit Oscar, Vanessa Redgrave. Ajo rikthehet në PriFilm pas 10 vjetësh për të shfaqur dokumentarin "Sea Sorrow".Gjithashtu nga PriFest asaj do t'i ndahet cmimi "Hyjnesha e Artë".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.