Nipsey Hussle kishte forcuar sigurinë në një video muzikore para vrasjes së tij, pasi pati frikë se dikush do ta vriste.
Dhjetë policë të armatosur u punësuan për të ruajtur reperin, derisa po xhironte për këngën “Higher”, një bashkëpunim i ardhshëm me DJ Khael dhe John Legend, njofton TMZ duke cituar burime.
Burimet thanë se reperi frikësohej se dikush do të dilte në skenë dhe do të përpiqej ta vriste.
Xhirimet përfunduan pa asnjë problem.
Të dielën, Hussle, emri i të cilit ishte Ermias Asghedom, u vra jashtë dyqanit të tij të veshjeve.
Burime nga policia thonë se vrasja e tij ka gjasa të jetë mbi një problemi personal dhe jo si një mosmarrëveshje midis grupeve.
Vetëm disa orë para vdekjes së tij, reperi shkroi një mesazh: “Të kesh armiq është një bekim”.
https://www.youtube.com/watch?v=pwBFOuCrdr4&t=381s
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.