Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për kampanjën kualifikuese për Euro 2025.
Në mesin e të ftuarve është edhe Igball Jashari, nipi i heroit Adem Jashari.
Kjo është hera e parë që mesfushori Jashari është ftuar nga Kombëtarja.
Dardanët e rinj do të luajnë dy ndeshjet e fundit të kampanjës kualifikuese për Euro 2025.
Më 11 tetor, në “Fadil Vokrri”, U21-shat do të përballen me mocanikët e tyre polakë, me fillim nga ora 19:00.
Kurse më 15 tetor, në stadiumin “Kadriorg Stadium” në Tallin, dardanët e rinj do të përballen me Estoninë.
Kosova U21 është pjesë e Grupit D në kualifikimet për Euro 2025.
Aktualisht, djemtë e Kosovës renditen në pozitën 4-të, me 12 pikë nga 8 ndeshje. Ka fituar kundër Estonisë si mysafir, dhe ndaj Izraelit në dy ndeshjet e zhvilluara. Ka barazuar me Gjermaninë si mysafir, ndërsa është mposhtur në shtëpi nga të njëjtit. Me Bullgarinë ka barazuar në dy ndeshje, ndërsa është mposhtur nga Polonia si mysafir. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.