21.10.2016 · përditësuar para 3553 dite1 min lexim
Frontmeni i Nine Inch Nails, Trent Reznor, dhe bashkëpunëtori i tij i shpeshtë Atticus Ross, gjatë një interviste në radio kanë deklaruar se janë duke i punuar këngët e reja të bendit Nine Inch Nails, njofton Klan Kosova
Ata ishin prezentë për premierën e muzikës së tyre për dokumentarin e Leonardo DiCaprio, Before the Flood, që ka të bëjë me ndryshimet klimatike.
Reznor dhe Ross gjithashtu janë duke kompozuar muzikën për filmin e Peter Berg mbi sulmin terrorist në Maratonën e Bostonit.
“Po ndjehem i gjallëruar në aspektin kreativ”, ka deklaruar Reznor.
“Ia kam rikujtuar vetes se akti i të shkruarit dhe i vetë-ekzaminimit i cili vjen nga të bërit muzikë është diçka që më ndihmon të kuptoj sërish kush jam unë”.
“Punët po shkojnë mirë dhe kur të kemi diçka për të cilën mendojmë se është e mrekullueshme do t’i tregojmë botës”.
Trent Reznor & Atticus Ross - A Minute to Breathe (nga dokumentari Before the Flood)
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.