Lajmet e fundit

Ndonëse zvogëlimi i buxhetit ia ka pamundësuar festivalit 9/11 të zhvillojë në edicionin e 12 karakteristikën e tij kryesore që është prodhimi i filmave, organizatorët e këtij festivali kanë vendosur mos ta shuajnë atë por ta organizojnë një edicion ndryshe nga edicionet e kaluara.
Getoarbë Mulliqi, zyrtare për informim e festivalit 9/11, tregoi për KosovaLive se kësaj radhe festivali nuk do të ketë karater garues dhe se në ekranin e 9/11 do të shfaqen disa filma që ky festival i ka prodhuar ndër vite, apo filma që kanë qenë pjesëmarrës në këtë festival, ndër ta edhe filmi fitues i vitit të kaluar “My city screams”.
“Megjithëse sivjet nuk do të ketë prodhime të reja, ne përsëri nuk lejuam që të mos i kujtojmë së paku duke shfaqë disa nga krijimet e 11 viteve të shkuara. Pra, për 12 vite me radhë, nga shtatori i vitit 2003, e deri më sot Prishtina Film në krye me Blerim Gjocin prodhoi mëse 100 filma, 11 festivale, rreth pesëdhjetë mbrëmje ku u projektuan këta filma dhe u duartrokitën dyfish më shumë për vetë filmin dhe në nderë të atyre 3000 personave që nuk janë më dhe çdo shtator ia dedikojmë atyre!E këtë traditë do ta vazhdojmë deri sa të bëhet një film për secilin nga ata heronjë. Do ta kompenzojmë edhe ‘mosprodhimin’në këtë edicion”, njofton Mulliqi.
Sivjet Nine Eleven Dedication Film Festival do të zhvillohet në datat 10 dhe 11 shtator.
Ky festival u themelua si dedikim për viktimat e tragjedisë së 11 shtatorit në Amerikë./ Kosovalive360.com