Lajmet e fundit

Martesa është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetë. Për këtë ditë të shënuar, dasma është eventi që më së shumti i preokupon njerëzit anë e mbanë botës. Kur dikush vendosë të organizojë një dasmë, ajo duhet të jetë e planifikuar mirë e në detaje.
Për këtë ngjarje kaq të rëndësishme për jetën e njerëzve, popuj e kultura të ndryshme kanë zakone nga më diverset.
Alaudin Hamiti në emisionin e radhës Nd’rrimi i Natës, ka diskutuar me të ftuarit Vesa Gashi, planifikuese dasmash, Bashkim Lajqi, etnolog, Teuta Selimi, këngëtare, ka diskutuar se si ka ndryshuar mënyra e të organizuarit të një dasme ndër vite, cilat janë tiparet e një dasme kosovare dhe çfarë duan kosovarët në dasmat e tyre.
Për më shumë, ndiqeni emisionin në linkun më poshtë: