Lajmet e fundit

Këtë mbrëmje në emisionin Nd’rrimi i Natës do të mund të ndiqni diskutimin që ka të bëjë me presionin prindëror ndaj fëmijëve.
Sa ndikon presioni që mund t’ia bëjnë prindërit fëmijëve në suksesin e tyre?
Cili është kufiri në mes të inkurajimit dhe presionit?
Çka ndodh me fëmijët të cilët kanë tërë kohën presion nga prindërit?
Psikologu Fitim Uka, do të tregojë për efektin psikologjik të fëmijëve në rast që ata ballafaqohen me presion të vazhdueshëm nga prindërit.
Mësuesja Tringa Azizi, do shpalos përvojën e saj si mësuese në rastet e presionit që prindërit mund t’iu bëjnë fëmijëve të tyre për të pasur suksese në shkollë.
Kurse Lulzim Bucolli nga Citizens Corps – USAID, do tregojë se cilat janë mënyrat më kreative të të mësuarit në mënyrë që fëmijët të mos kenë presion.
Në pjesën e dytë Kastriot Tusha së bashku me Adelina Qerimi-Bucaliu do të flasin për koncertin recital.
Na ndiqni në fillim prej orës 21:40.