Lajmet e fundit

Sonte në Ditën e të Dashururëve mysafirë në pjesën e parë në Nd’rrimin e Natës do të jenë Seremb e Samije Gjergji.
Me ta do të diskutohet në lidhje me martesën e tyre, martesë që është lidhur pavarësisht besimeve të ndryshme.
Serembi një burrë katolik nga Klina e Samija një myslimane nga Prizreni do shpalosin para shikuesve tanë se si vendosën të martohen, pavarësisht ndryshimeve në religjion.
Si e pritën familjarët vendimin për tu martuar?
Çfarë feje janë fëmijët e tyre?
Si i festojnë festat fetare?
Kurse në pjesën e dytë të ftuar janë FISNIKËT të cilët do të këndojnë live për kënaqësinë e të dashuruarve.
Na ndiqni në fillim prej orës 21:40.