Sonte në N’drrimin e Natës në pjesën e parë do të diskutohet për Orkestrën “Rexho Mulliqi”.
Kur pritet që kjo orkestër të bëhet orkestër zyrtare e kryeqytetit?
Çfarë përparësie do të ketë Prishtina nëse ka një orkestër të saj?
Cilat janë planet e kësaj orkestre?
Për këto dhe shumë të tjera do të diskutohet së bashku me drejtorin e kësaj orkestre – Luan Durmishi, Erëmira Çitaku – flautiste si dhe profesoreshë në Fakultetin e Muzikës dhe Rreze Kryeziu – muzikologe.
Kurse në pjesën e dytë e ftuar do të jetë Vjollca Llapashtica e cila do të flet për koleksionin e saj të fundit.
Na ndiqni në fillim prej orës 21:40.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.