Lajmet e fundit

Në emisionin më të ri të Klan Kosovës “NIN”, sonte është diskutuar për “Telenovelat”.
Të ftuar ishin: Shkumbim Istrefi - regjisor, Teuta Krasniqi - aktore si dhe psikologia Donika Maxhuni.
Në këtë diskutim u paraqiten anët pozitive dhe negative të shikimit të telenovelave, pra impaktin e serialeve në jetën e shikuesëve, “imponimin” e kulturave të huaja e se çfarë mësimi mund të nxjerrim nga ndjekja e këtyre serialeve.
Në rubrikën “liberte”, gazetarja Liberta Spahiu ka bërë satirë me ngjarjet politike në vend duke i paraqitur ngjarjet e fundit në vend si dhe bllokadën politike sikurse një serial turk.