Lajmet e fundit

Me procesin e globalizimit, me rritjen e mundësive të komunikimit dhe lëvizjen e madhe të njerëzve nëpër botë, kanë lidhur edhe lidhjet romantike dhe martesat në mes individëve me kombësi të ndryshme.
Në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, tri zonja kanë rrëfyer historitë e tyre të dashurisë dhe martesat me partnerë që i takonin një tjetër nacionaliteti.
Regjina Haxhiu – sllovake e martuar në Kosovë, Georgia Thomaldou – greke e martuar me kosovar dhe Heroina Telaku – kosovare e martuar me kroat, në emisionin NIN kanë treguar se cilat janë sfidat, me çka përballet një martesë e përzier dhe cila është e bukura në këtë mes.