Lajmet e fundit

Grafitet janë mbishkrime apo vizatime që zakonisht gërvishten apo pikturohen në mure në vendet publike. Një kulturë e tillë e “zbukurimit” të mureve, daton që nga kohët e lashta, ndërsa sot, ky cilësohet një art modern dhe shumë urban. Me ngjyra të ndryshme, masive dhe me porosi jashtëzakonisht të forta, grafitet janë shumë të shprehura anë e kënd botës.
Për disa njerëz grafitet janë të bukura e vepra arti, ndërsa për disa të tjerë mendojnë se ato krijojnë lëmsh dhe janë të shëmtuara për pamjen e një qyteti.
Emisioni Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova me Aludin Hamitin, i ka kushtuar një edicion “Grafitit” si arti modern i rrugës.
Se cka paraqesin grafitet, a janë artistike, cili është mesazhi e domethënia e tyre dhe ku qëndron bukuria e tyre ishin disa nga cështjet që në studio me Alaudinin janë diskutuar me të ftuarit: Zake Prelvukaj, piktore, Taulant Çerkini artist grafitesh dhe Leart Zeqaj po ashtu artist grafitesh.
Për më shumë ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm: