Lajmet e fundit

Për shumicën e popujve të botës, ushqimi është pjesë e kulturës dhe e traditës së tyre. Nuk është thjesht diçka që mbush barkun dhe mundëson mbijetesën, është mënyrë e të jetuarit, është kulturë e identitet.
Në mbarë botën, përveç gjuhës një popull apo komb mund të identifikohet nga ushqimi që servon në tavolinë. Si pjesë esenciale e jetës, tavolina me ushqim i ka bashkuar njerëzit në ngjarjet e tyre më të rëndësishme.
Kulturat e ndryshme njohin edhe receta e kultivojnë lloje të ndryshme ushqimi.
Kinën mund ta identifikosh me orizin, Italinë me picën dhe pasatat, për croasant e ke Francën e Amerika e famshme për petulla, Turqia ka dynerin, në Holandë djathë sa të duash. Pra secili popull ka diçka nga ushqimi me të cilën identifikohet e për çka ka famë në botë.
E kur fjala bije te kosovarët, cili është ushqimi me të cilin mund ta identifikosh Kosovën e për të cilin mund të thuhet se e kemi autentik e pa çka nuk bën tavolina e një kosovari?
Të ftuar të Alaudin Hamitit, për të diskutuar për pjatën kosovare, ishin Ganimete Jashanica – këngëtare, Blerta Deliu – Kodra – deputete e Kuvendit të Kosovës, Noli MalaBujana Shekolli – pronare e restorantit Ponte Vegro dhe Nol Mala gastronom dhe hotelier.
Për më shumë, mund ta ndiqni emisionin e plotë: