Lajmet e fundit

Ata janë me ne në kohë të mirë e të keqe. Gjatë jetës, pothuajse të gjithë njerëzit lidhin shoqëri me të tjerë njerëz, qoftë për kohë të gjatë apo më të shkurtër. Njerëzit bëjnë miqtë e tyre varësisht nga vendi se ku jetojnë, ku punojnë e ku shkollohen.
Alaudin Hamiti në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, e ka trajtuar shoqërinë e përjetshme, që zë vend në jetët tona dhe bëhet shumë e rëndësishme.
Për të treguar se si një shoqëri është aq e fortë sa tu mbijetojë viteve, të ftuara ishin dy zonja – Lirie Dobroshi dhe Nazmije Sejdiu, të cilat miqësinë e tyre e kanë mbajtur për 45 vjet. E për të sqaruar se si e shpjegon shkenca këtë lidhje aq të fortë mes nejrëzisht, i ftuar në emision ishte psikologu Naim Telaku.
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë në linkun më poshtë: