Lajmet e fundit

Në pjesën e dytë të emisionit NIN, në Klan Kosova mysafir i ftuar ishte Besi Zeka, i cili foli për planet e tij dhe projektet që është tutje duke realizuar e që njëra ndër to është edhe hapja e një shkolle digjitale e filmit apo ndryshe ‘’LA Film School’’.
Zeka bëri të ditur që shkolla e tillë i takon fillimisht më tepër kategorisë së animacionit, por patjetër se më vonë mendohet që kjo shkollë filmi të zgjerohet edhe më tutje.
Ndërkaq aryseja pse vet eksperti Besi Zeka, ka vendosur për ta hapur një shkollë të tillë është se në vend nuk ka një kampus të tillë që mësohet për këtë kategori të filmit sipas tij është dicka shumë e re e që patjetër ky i fundit ka arritur të depërtoj shumë shpejt edhe jasht Kosovës duke iu referuar këtij profili, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: