Lajmet e fundit

Në pjesën e dytë të emisionit NIN, minutat ishin të rezervuara për Rina Krasniqin, ajo e cila hyri për disa minuta në karakterin e këngëtares Era Istrefi, e që për këtë të fundit bëri një performancë të jashtzakonshme.
Rina Krasniqi si një aktore e re, në NIN, vendosi të shpalos momentet e punës së saj të cilën ajo e bën me shumë emocion e që publikut iu dha tejet knaqësi, transmeton Klan Kosova.
Sipas Krasniqit, puna dhe shkollimi janë dicka që mund të jenë pothuajse problematike për të arritur një sukes teksa zhvillohen të dyjat njëkohësisht, megjithatë për këtë të fundit duket të jetë pothuajse tejet e lehtë duke iu falënderuar profesorit të saj Astrit Kashashi, që arrin një kompromis për të qenë në të dyja nivelet me një sukses të lartë.
Aktrimi për Rina Krasniqin është një pjesë që i përket asaj, ngase është rritur në një familje me frymë artistësh, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: