Pak orë para nisjes zyrtare të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, gazetari Labinot Nimani, derisa ishte i ftuar në emisionin “Info Magazine”, ka theksuar efektin në publik të këtij formati.
Nimani ka përmendur sukseset e arrira falë pjesëmarrjes në BBVK nga ish-konkurrenti, Bruno Pollogati, i cili pas daljes nga ky format, realizoi bashkëpunime muzikore me emra të dëshmuar të muzikës, siç janë Nora Istrefi dhe Yllka Kuçi.
“Bruno është shembulli më i mirë i impaktit dhe efektit të Big Brother VIP Kosova. Ai ka pasur popullaritet në Shqipëri, por ndoshta nuk ka pasur shumë në Kosovë, dhe prej daljes nga BBVK, ai ka realizuar dy duete me dy këngëtare nga Kosova”, ka thënë Nimani.
“I ka sjellë shumë sukses në karrierën muzikore, dy bashkëpunime me super këngëtare si Nora Istrefi dhe Yllka Kuqi”, ka shtuar ai.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LN
SHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.