Lajmet e fundit

Përgjegjësi i ekipit të gazetarëve të Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emision “Ora 7”, në një bisedë me prezantuesen, Gonxhe Gërxhaliun ka folur mbi ‘Prime’ e mbrëmshëm dhe situatat që e karakterizuan spektaklin.
Nimani ka folur edhe për “trekëndëshin e dashurisë” të krijuar nga protagonistët, Alba, Lumbardhi dhe Azemi, për çka ka thënë se këtij të fundit i është dhënë një sinjal nga konkurrentja e BBVK-së.
“Me aq sa kam mundur ta lexoj, mbrëmë Alba i dha një lloj mesazhi Azemit. Sado që nuk e tha me fjalë, gjuha e trupit e tradhtoi”, ka thënë ai.
Ndërkaq i pyetur, nëse ky sinjal “ishte një pëlqim?”, Nimani ka thënë se “mund të jetë pëlqim i fshehtë, ose një aprovim për tu njohur tutje”.
“Gania dhe Lumbardhi e kanë humbur betejën për Albën, ka mbetur vetëm Azemi, ta shohim se çfarë do të ndodh tutje. Do të ishte diçka e bukur nëse do të lindte diçka mes tyre”, ka thënë tutje Nimani.
Pos tjerash, gazetari ka thënë se ndër arsyet se pse ndoshta Alba po pëlqehet nga djemtë e shtëpisë, por edhe nga publiku, vijon të mbetet “karakteri i saj i çiltër dhe modestia”.
Për më shumë detaje, ndiqeni intervistën në videon e mëposhtme.