Lajmet e fundit

Kryetari i komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka akuzuar kryeministrin e tyre Millojko Spajiq për nxitim të paprecedent në marrëveshje me investitorë dhe shtete të huaja, duke rrezikuar shpronësime dhe zhvendosje të banorëve nga zonat turistike dhe plazhe.
Ai theksoi në Rubikon, se veprimet e fshehta dhe të përshpejtuara kërcënojnë seriozisht përgatitjet për sezonin turistik dhe dëmtojnë interesin publik, transmeton klankosova.tv.
''Kemi zona të mbrojtura, zona të gjelbra ku nuk mund të ndërtohet. Do të bëjë çmos që të mos ndodhë një skenar i tillë''. ''Komuniteti ynë është i bindur deri në fund. Ende jo, posaçërisht nga kryeministri. Kryeministri është duke bërë hapa marramendës, nga shpejtimi i investitorit, nënshkrimit të marrëveshjeve me shtetet arabe, ratifikimet e tyre të cilat i ka dërguar si ligje në kuvend''. ''Tepër të përshpejtuara. S’ka ndodhur kurrë në historinë tonë procedura aq të përshpejtuara. Flasim për diçka që do shkojë në Kuvendin e Malit të Zi. Flasim për shpronësim, flasim për shpërnguljen e banorëve, e shumë çështje që as nuk janë të qarta''. ''Kur kryetari i shtetit të Malit të Zi ka reaguar ditën e djeshme, ndaj qasjes së kryeministrit për këtë projekt. Ne një mënyrë është kërcënuar përgatitja e sezonit turistik'. ''Ne duhet të dërgojmë mesazhin tek vëllezërit tanë kosovarë. Kryeministri qasjen e ka vetëm nga sfera mosbindëse. Vuhet para publikuar. Ai fshehtë, se jo s’është ende për Ulqin, por fjala është për plazhin e madh. Kemi kontaktuar në këtë mënyrën kordiale''. ''Jam ftuar nga kryeministri, dhe në zyrën e tij kam gjetur investitorin''. https://www.youtube.com/watch?v=q3wpbARMcSI&t=2178s