Lajmet e fundit

Niko Kovac është i lumtur që do të trajnojë te Bayern Munich, bashkëombasin e tij Ivan Perisic. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë ishte i pranishëm në prezantimin e 30-vjeçarit duke thurur elozhe për Perisic.
“E di çfarë mund të bëjë, e njoh pozicionin e tij në fushë edhe me kombëtaren kroate, ai është një nga lojtarët më të mirë të ekipit përfaqësues. Godet në mënyrë të shkëlqyer me këmbën e djathtë dhe është shumë i shpejtë”, deklaroi numri 1 i stolit të bavarezëve. Ivan Perisic u transferua nga Interi te Bayerni në formë huazimi për një vit për shumën e 5 milionë eurove, por nëse arrin të bindë në sezonin e tij të parë me bavarezët ai do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit në fund të këtij sezoni./supersport.al/