Pas një forme të dobët në fillimin e Bundesligës në këtë sezon, Bayern Munchen u rikthye fitoreve gjatë të shtunës me fitoren 3 me 1 ndaj Wolfsburgut, transmeton Klan Kosova.
Presioni mbi trajnerin Niko Kovac ishte rritur shumë kohëve të fundit, në një nga ndeshjet është barazimi 1 me 1 ndaj Ajax në Champions League, ndërsa Kovacin e pret një tjetër sfidë e vështirë kur ekipi i tij përballet me ekipin grek.
"Detyra e nesërme është shumë e qartë - ne duam të fitojmë ndeshjen, por e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Fitoret janë gjithmonë të rëndësishme. Për Athinën, mund të ketë shansin e fundit për të marrë pikë të mjaftueshme për të përparuar nga grupi dhe ata do të jenë shumë të motivuar", ka thënë Kovac para ndeshjes.
Në këtë udhëtim, për gjermanët do të mungojë Franck Ribery për shkak të një dëmtimi dhe David Alaba nuk dihet se a do të jetë i gatshëm për këtë përballje.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.