Lajmet e fundit

Nikki Haley ka njoftuar zyrtarisht se po i jep fund fushatës së saj presidenciale.
Ajo në fjalimin e saj ka thënë se është e mbushur me mirënjohje për mbështetjen e madhe që e ka marrë.
"Por tani ka ardhur koha për të pezulluar fushatën time. Unë doja që të dëgjohej zëri i amerikanëve, e kam bërë këtë e nuk jam penduar”, tha ajo të mërkurën në Karolinën e Jugut.
Ajo paralajmëroi amerikanët për bollëkun e problemeve që i presin, duke thënë se "bota është në zjarr".
Haley gjithashtu përgëzoi Donald Trump, i cili, tha ajo, do të jetë kandidati i mundshëm presidencial i Partisë Republikane.
"Tani i takon Donald Trumpit të fitojë votat e atyre në partinë tonë dhe përtej saj, të cilët nuk e mbështetën atë. Dhe shpresoj që ai ta bëjë këtë", shtoi ajo, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.