Bernard Nikaj, anëtar i ekipit të Bedri Hamzës, kandidatit të PDK-së për kryeministër, ka thënë se politika izoluese e Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, i ka acaruar raportet me shumë vende në mesin e tyre edhe me Shqipërinë.
“Rreth 10 vjet më parë, Kosova dhe Shqipëria kanë filluar një seri të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, iniciativa këto që kanë pasur për qëllim një integrim më të përshpejtuar dhe një integrim që prodhon rezultate për të dyja anët. P.sh kemi parë lehtësim në qarkullim të mallrave, kemi parë lehtësim në qarkullim të investimeve etj”, tha Nikaj në Klan Kosova.
Ai theksoi se qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza, do të bashkëpunuese dhe integruese dhe jo e krizave.
https://www.youtube.com/watch?v=9RGNLUkbW7M
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.