Lajmet e fundit

Atletico Madrid nuk arriti të kualifikohej në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve, dhe krejt çfarë arriti ishte ta sigurojë pozitën e tretë që dërgon në Ligën e Evropës.
Ndërkaq, ylli i kësaj skuadre, Saul Niguez, ka thënë se Atletico Madrid do ta trajtojë seriozisht këtë garë.
“Do ta përshëndesim me entuziazmin më të madh të mundshëm”, tha Niguez për mediat.
“Është një garë e mirë”, shtoi ai.