Lajmet e fundit

Nicole Kidman dhe Keith Urban nuk mund të rrinin larg njëri-tjetrit në Australian Open, gjatë ditës së enjte.
Dy ‘zogjtë e dashuruar’ po përkëdheleshin pothuajse gjatë gjithë kohës derisa po përcillnin gjysmëfinalen mes Naomi Osaka nga Japonia dhe Karolina Pliskova nga Republika Çeke.
Fituesja e çmimit Oscar, aktorja 51 vjeçare kishte të veshur një fustan me dantellë të bardhë derisa flokët e saj bjondë i kishte kapur gërshetë.
Në ndërkohë këngëtari i muzikës country që nuk mund t’i hiqte duart nga bashkëshortja e tij kishte veshur një këmishë ngjyrë të kaltër të mbyllur dhe xhinse.
Një moment të ëmbël nga Australian Open, Kidman e ndau me fansat e saj në Instagram.
“E dua tenisin. Falemnderit që na ftuat Australian Open”, ka shkruar Kidman poshtë një selfie me bashkëshortin.
https://www.instagram.com/p/BtAkB9TFEqw/?utm_source=ig_embed