Lojtari që dikur kushtoi 72 milionë euro, tani pritët t’i bashkohet skuadrës turke Trabzonspor si lojtar i lirë.
Sulmuesi francez Nicolas Pepe i kushtoi Arsenalit 72 milionë euro në vitin 2019 i cili u ble nga skuadra e Lillet, shkruan “Goal”, transmeton KlanKosova.tv.
Pepe me fanellën e Arsenalit ka shënuar 27 gola në 122 paraqitje zyrtare me klubin.
28-vjeçari kishte edhe oferta nga klubet e Arabisë Saudite, por ai zgjodhi t’i bashkohet futbollit turk.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.