Nicolas Cage dëshiron t’i japë fund martesës vetëm katër ditë pasi ka kurorëzuar dashurinë e tij me Erika Koike.
Sipas dokumenteve që
"The Blast" i ka siguruar, Cage ka kërkuar anulimin e martesës me Koike.
Javën e kaluar, mediat kanë raportuar se aktori kishte aplikuar për kurorëzim në Clark County të Nevadës, por duket se martesa tashmë veç se kishte ndodhur.
Larg mediave dhe syrit të publikut aktori 55 vjeçar është martuar me makeup artisten 36 vjeçare.
Në dokumentet që mediat kanë siguruar figuron se certifikata e martesës së çiftit të ri është lëshuar më 23 mars.
Është akoma e paqartë se pse vetëm pas katër ditësh martesë, Cage kërkon anulimin e sja.
Madje ai ka kërkuar divorc nga bashkëshortja e tij prej vetëm pak ditësh nëse anulimi i martesës nuk është i mundshëm.

Çifti kanë qenë së bashku qysh prej muajit prill të vitit 2018 kur ishin parë duke ngrënë drekë në një restorant në Puerto Rico derisa aktori po xhironte për filmin e tij të ri
“Primal”.
Të dy më pas ishin parë edhe në muajin maj në Los Angeles.
Ata i çuditën të gjithë kur u raportua se lidhja e tyre e dashurisë po bëhej më serioze dhe po shkonte drejt martesës.
Nëse ky raportim del të jetë i saktë kjo martesë do të jetë martesa e katërt e dështuar.
Aktori fitues i çmimit Oscar ka qenë më herët i martuar me Patricia Arquette (1995 -2001), Lisa Marie Presley (2002-2004) dhe Alice Kim (2004-2016), me të cilën ka djalin 13 vjeçar Kal-El.
Cage ka po ashtu edhe një djalë, Ëeston (28), nga lidhja e tij me Christina Fulton.