Nick Jonas po e mban gjallë traditën e tij dhe të vëllait për pavarësinë e Amerikës.
Secilin vit, të dy vëllezërit dhe muzikantët e bëjnë një fotografi bashkë teksa shohin shfaqjen e fishekzjarrëve – por sivjet nuk ishin në gjendje ta bënin meqë Joe sapo u martua me Sophie Turner dhe momentalisht është muajin e mjaltit.
Por kjo nuk e ndaloi Nick-un që ta fotoshop-onte traditën e tyre për Instagram. Duke përdorur dy fotografi të ndryshme të tyre, Nick i bëri bashkë dhe shtoi një ilustrim të fishekzjarrëve para tyre.
“Më mirë vonë se kurrë... dhe të përpunuara nëse jeni në anët e ndryshme të botës. Tradita ime dhe e Joe për festën e 4 Korrikut vazhdon”, ka shkruar Nick në përshkrimin e fotografisë së postuar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.