Nick Jonas dhe Priyanka Chopra po e zgjerojnë familjen? Ajo foli pikërisht në lidhje me këtë në një intervistë të fundit.
“Të dy e dimë se kjo është diçka që duhet të ndodhë por nuk është diçka për të cilën mendoj shumë”, ka thënë aktorja 36-vjeçare për People.
“Të dy e duam punën, jemi të martuar dhe mbështesim shumë njëri-tjetrin. Kështu që jam e sigurt se do të ndodhë së shpejti”.
“Ne patjetër që duam fëmijë dhe kur është koha e duhur, do të ndodhë”, ka thënë ajo.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.