Të martën, një familje treanëtarëshe mbeti e bllokuar brenda ashensorit në një nga banesat në Pejë.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci tha se për lirimin e tyre është dashur intervenimi i zjarrfikësve, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, në Klan Kosova, Daci tha se pos zjarrfikësve, në këtë rast është angazhuar edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës , i cili kishte rastisur në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht, sipas Dacit, familja ka shpëtuar pa lëndime të rënda.
Pos tjerash, pas publikimit të këtij rasti, qytetarët kanë kërkuar inspektim për objektet e reja banesore, pasi sipas tyre, këto raste nuk janë të rralla në Pejë.
https://www.youtube.com/watch?v=Z5PiAcGkeAo
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.