Lajmet e fundit

Mënyra e lojës së Winterthur U17, ngjason shumë me sitilin e famshëm të Barcelonës,” Tiki-Taka”.
Këtë mënyrë pune po ua mëson trajneri kosovar, Adil Maliqi i cili është trajner i ekipit të Winterthur U17.
Në fakt, Maliqi e drejtonte këtë skuadër edhe më herët si ndihmës, veçse dy gjenerata më të rinj.
Por filozofia e tij e lojës, i bindi drejtuesit zviceran që Adil Maliqi të jetë i duhuri për ta udhëhequr skuadrën e U17.
Pjesë e kësaj gjenerate që e drejton trajneri nga Kosova, bëjnë pjesë shtatë futbollist shqiptar.
Aktualisht skuadra e Winterthur U17, pozicionohet në vendin e pestë me 19 pikë të grumbulluara dhe është vetëm shtatë sosh larg liderit, Young Boys.
Kampionati Elite Ligë fillon me 18 shkurt, ndërsa ekipi i drejtuar nga Adil Maliqi do të fillojë me punë në fillim të muajit janar.