Lajmet e fundit
Në Teatrin Kombëtarë sonte do të shfaqet baleti “Ngjyrat e Vallëzimit”. Koreografia e Mehmet Ballkan do të jepet ne ora 20:00.

Kjo shfaqje trajton kryesisht temën e dashurisë, përzierjen e ndjenjave, dilemat në mes të çifteve, konfliktet, gëzimet dhe dëshpërimet, që përfundojnë me shpresë dhe fund të lumtur, në vallëzim u paraqitën si një dyzim midis baletit klasik dhe atij bashkëkohor.
Përpara se kjo koreografi nga Mehmet Ballkan të vinte në Kosovë, në janar të këtij viti u luajt në Tokio të Japonisë, nga Trupa e Baletit të Japonisë.