Të shtënat e armës tronditën Gjakovën në orët e para të ditës së sotme.
Një person u vra e një tjetër u plagos. Ky i fundit është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Shefi i Emergjencës, Jeton Vorfi, dha detaje për Klankosova.tv lidhur me gjendjen shëndetësore të 29 vjeçarit Edi Mehmeti.
"Gjendja e përgjithshme stabile. Ka një lëndim të lehtë në dorë. Është pranuar për trajtim në Repartin e Ortopedisë", deklaroi Vorfi për Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/cka-dihet-deri-me-tani-per-vrasjen-ne-gjakove/
https://klankosova.tv/e-dhimbshme-ky-eshte-38-vjecari-qe-mbeti-i-vrare-nga-te-shtenat-me-arme-ne-gjakove/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.