Detyrë e policisë është që t’u dalë në ndihmë qytetarëve, mirëpo gjatë pasditës të së dielës në Kodrën e Trimave në Prishtinë ka ndodhur e kundërta.
Qytetarët i kanë dalë në ndihmë të policisë.
Një lexues i klankosova.tv. ka dërguar në redaksi një video ku në pamje shihen disa persona duke e shtyrë veturën e policisë e cila ka ngecur në rrugë.
Megjithatë vozitësi i makinës nuk i la të vetëm qytetarët që e morën vullnetin për t’i ndihmuar!
https://youtu.be/0l2p-b3u1Pk
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.