Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll. 64-vjeçari Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht, ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.
Sipas policisë, 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren, por ka kaluar edhe në kontakt fizik.
Për këtë, sipas policisë shqiptare, 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigjja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Gjatë kësaj kohe, sipas burimeve, i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren, banuese edhe kjo në fshatin Hoçisht.
Ndërkohë, grupi i hetimit në prani të prindërve dhe psikologes ka marrë në pyetje 13-vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje./abcnews.al
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.