Lajmet e fundit

Sipas rregullave të reja, në vendet anëtare të BE-së nga viti 2022 automjetet duhet të kenë të instaluar paisjen shtesë të sigurisë, sikur frenat automatike për situata emergjente, kufizim të shpejtësisë, sistemin e kontrollit të ngasjes në korsi dhe detektorin e gjumit, si dhe kamerës me senzor për parkim.
Qëllimi i kësaj është që në masë të madhe të ulin numrin e aksidenteve, shkruan Anadolu Agency, përcjellë Klan Kosova.
Përveç kësaj, në automjete detyrueshëm do të instalohet kutia e zezë, e cila do t'i incizojë të dhënat gjatë aksidenteve, ashtu që më vonë të gjitha detajet më lehtë të analizohen.