Lajmet e fundit

Ushtrimet fizike dhe mentale kanë përfitime të shumta për trurin tonë, ndërsa shkencëtarët kanë gjetur se nga kjo përmirësohen edhe aftësitë e mësimit tek fëmijët tanë.
Në një studim të realizuar së fundmi, hulumtuesit kanë gjetur se përfitimet nga ushtrimet barten tek pasardhësit tanë, edhe pse nuk ndërhyjnë në AND-në e tyre.
Lidhur me këtë ata kanë deklaruar se ka nevojë për studime shtesë, ndërsa studimi është publikuar në revistën gjermane “Cell Reports”.
Ushtrimet rekomandohen për mendje të shëndoshë mbi moshën 50 vjeçare si dhe ushtrimet e trurit, siç janë zgjidhja e enigmave, ulin rrezikun për sëmundje mendore siç mund të jetë Alzheimer.