Në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk po lë gjë pa i thënë LDK-së.
Fjalor të përafërt kishte edhe më herët, sidomos me kryetarin e mëhershëm të kësaj partie, Isa Mustafa, raporton Klan Kosova.
Por, kishte faza gjatë të cilave Albin Kurti shkrihej pas LDK-së, e sidomos Isa Mustafës.
Kjo në kohën kur pa se mund të përfitojë diçka nga kjo parti.
Në fakt, ishte Lidhja Demokratike dhe Mustafa që ia mundësuan Kurtit të bëhej kryeministër, pesë vjet më parë, pas zgjedhjeve të vitit 2019.
Atë që pak kohë më parë e quante gënjeshtar, tradhtar e superkriminel, Kurti nisi ta thërriste me respekt maksimal.
Kronikën e plotë e gjeni më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=7-MmKFOsxR8
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.