Sot fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Kosovë.
Për këtë kanë përfunduar edhe përgatitjet e hapësirave të parapara për vaksinim në sallën "1 tetori" dhe hapësirat e tjera.
E vaksinimi masiv përfundon kur edhe qytetari i fundit në Kosovë të jetë i vaksinuar.
Kështu tha në një intervistë për Klan Kosova, udhëheqësi i Qendres më të madhe të vaksinimit Niman Bardhi.
Bardhi tha se do të jenë në dispozicion 15 ekipe paradite dhe 15 pasdite që do të kryjnë vaksinimin e qytetarëve.
"Vaksinimi në masë nuk përfundon sot. Vaksinimi në masë do të përfundojë atëherë kur do të jetë i vaksinuar edhe qytetari i fundit. Nga sot e tutje i kemi të funksionalizuar 15 ekipe paradite dhe 15 ekipe pasdite".
Ai theksoi se deri më tani janë vaksinuar 103 mijë persona që përfshijnë ata që kanë marrë dozat e para të vaksinat por disa edhe të cilët kanë marrë edhe dozën e dytë.
Ndërkaq sot nga ora 10:00, ministri i Shëndetëisë Arben Vitia, do të bëj shpalosjen e planit të vaksinimit masiv në konferencën për media.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.