Nga sot qytetarët do të mund të marrin vaksinën anti-COVID edhe në sheshin "Zahir Pajaziti", në Prishtinë.
Hapja zyrtare do të bëhet në orën 12:30, njofton Ministria e Shëndetësisë, transmeton Klankosova.tv.
Me rastin e fillimit të vaksinimit në këtë pikë të pranishëm do të jenë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, kryetari i Prishtinës Përparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i, USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.
Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2), thuhet në njoftimin e MSH-së transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/nga-neser-mund-te-vaksinoheni-edhe-ne-sheshin-zahir-pajaziti1/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.