Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që nga sot do të mund të vaksinohen edhe personat mbi moshën 18 vjeç.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, ku mes tjerash thuhet edhe që caktimi i terminit është në versionin LIVE, transmeton Klankosova.tv.
Për të pasur mundësi që të caktoni termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (
https://ekosova.rks-gov.net/).
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.