Muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar dhe bashkë me miliona besimtarë anembanë botës, edhe disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare i janë përkushtuar agjërimit.
Ndër ta është këngëtari Ardi, i cili prej vitesh ndjek me përkushtim këtë traditë, njofton Klankosova.tv.
Në listën e artistëve që agjërojnë përfshihet edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e njohur për besimin e saj.
Në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova, gazetari Lorik Kajtazi tregoi poashtu, se nuk mungon as dyshja vëllazërore e hip-hop-it, Mozzik dhe Getinjo, të cilët agjërojnë dhe shpesh kanë folur për lidhjen e tyre me fenë.
Reperi Mc Kresha gjithashtu e ndjek Ramazanin, ndërsa emra të tjerë si Leonora Jakupi e Filloreta Raçi (Fifi) janë emrat e aluduar që mbajnë muajin sakrifikues.
Ndiqni detajet e tjera në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/IVQZ6GQB4lE
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.