Kanë mbetur vetëm edhe pak minuta që Miley Cyrus të nisë zyrtarisht performancën në festivalin “Sunny Hill”, njofton Klan Kosova.
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, përfundoi provat gjatë ditës së sotme dhe këtë e dokumentoi edhe me video në Instagram duke mos harruar ta përmend Kosovën.
Postimi i saj i fundit thotë: “Sonte festë në Kosovë”, nën të cilin etiketoi Dua Lipën dhe festivalin.
Para Miley, performuan disa artistë si Yll Limani, Ilira Music, Bojken Lako dhe të tjerë.
https://www.instagram.com/p/B0rC1KtHKx5/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.