Lajmet e fundit
Shaqiri, i cili ka lindur në Zhegër të Gjilanit, në faqen zyrtare të FC Dritës në Instagram, ka shkruar: “Shumë suksese djemaa. Ju përshëndes nga Russia”.

Lojtari i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka uruar FC Drita për nisjen e aventurës në garat e Ligës të Kampionëve.
Skuadra gjilanase të martën me fillim në 17:00 takohet me kundërshtarin nga Andorra, Santa Colomas, në Victoria Stadium në Gjibraltar.
Për këtë arsye, Xherdan Shaqiri, i cili ditë më parë i ngriti në këmbë gjithë shqiptarët me golin e tij kundër Serbisë, i cili i solli fitoren Zvicrës, përmes një postimi në Instagram, e ka uruar skuadrën gjilanase.
Shaqiri, i cili ka lindur në Zhegër të Gjilanit, në faqen zyrtare të FC Dritës në Instagram, ka shkruar: “Shumë suksese djemaa. Ju përshëndes nga Russia”.
https://www.instagram.com/p/BkeaiBuAW-R/?taken-by=fc_drita