Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, së bashku me delegacionin qeveritar, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e Epopesë së UÇK-së.
Gjatë qëndrimit në Prekaz, Nagavci u pyet nga gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, nëse çështja e presidentit do të duhej të zgjidhej më herët dhe të mos lihej për momentet e fundit.
Por, ajo refuzoi të komentojë për këtë temë, duke theksuar se në Prekaz flitet vetëm për qëllimin e homazheve dhe për nderimet që po bëhen në këtë vend.
“Pikërisht këtu në Prekaz flasim për qëllimin dhe nderimet që po i bëjmë sot këtu, për temat tjera flasim në Prishtine, ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kemi kohë gjate ditës deklarohemi për temat që janë në interes për ju dhe qytetaret”, tha Nagavci. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.