Një dizajnere e çantave po krijon një linjë që të lë me gojë hapur. Kjo linjë e çantave po ngjason me ushqim.
Koleksioni i Rommy Kuperus përfshin çanta të llojit e pjatës me mish dhe pomfritë, biftekë, pulë supermarketi, bukë, hot dog, pizza e ngrirë e me disa sosh që ngjasojnë me tortë e biskota, përcjell klankosova.tv.
29 vjeçarja këto çanta i ka krijuar nën etiketën e brendit të saj ‘Rommy de Bommy” dhe çmimet për një çante sillet prej 300 deri në 500 paundë.

Për çdo person që dëshiron të blejë një çantë nga ajo duhet të pres rreth tri javë për një porosi.
Dizajnerja Rommy tha se frymëzohet nga ëmbëlsirat dhe pjekurinat, shkruan The Sun.
“Në të vërtetë frymëzohem nga llogaritë e shefave të ëmbëlsirave në Instagram”.
Për Romin dizajnet e çantave janë plot energji, një shpërthim i plotë, me një sens humori, përcjell klankosova.tv.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.