Lajmet e fundit

Susan Carland është një grua myslimane nga Australia dhe është gruaja e moderatorit të njohur australian Waleed Aly.
Si një grua që praktikon fenë myslimane dhe mban ferexhe ajo merr shumë mesazhe urrejtjeje në rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.
Por ajo ka vendosur të nxjerrë diçka të mirë, nga gjithë kjo urrejtje që njerëzit shfaqin për të.
Carland tani për secilin koment urryes që merr në Twitter, do dhurojë nga një dollarë në organizatën UNICEF.
Ajo tregon se zakonisht merr këso lloj mesazhe për shkak të besimit fetar të cilit i përket.
“Në mesazhe më kërkojnë që të iki nga Australia, që dëshirojnë të më shohin të vdekur, më fyejnë për shkak të ferexhes etj”, ka thënë Carland.
E pas tërë këytre fyerjeve ajo ka vendosur të bëjë diçka që kjo gjë të ndryshojë.
“Do dhurojë nga 1 dollarë në UNICEF, për secilin mesazh urrejtës që marrë nga personat që më ofendojnë. Deri tani kam dhuruar rreth 1000 dollarë për bamirësi. Fëmijët në nevojë ju falenderojnë shumë juve njerëz që urreni”, ka shkruar ajo në Twitter.