Një skulpturë e liderëve të G7 është krijuar në formën e Malit Rushmore në Cornwall të Britanisë së Madhe, para se të fillojë të mbahet samiti i G7.
Kjo vepër është emëruar "Mali i Riciklimit", kjo është krijuar për të nxjerr në pah dëmet e shkaktuara nga asgjësimi i pajisjeve elektronike. Skulptura është e prodhuar nga mbetjet teknologjike.
Skulptori i veprës, Joe Rush, ka thënë se ai shpreson që mbetjet e plastikës duhet më lehtë të riciklohen dhe të ripërdoren, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Duhet të riparohen ose të prodhohen për të qëndruar më shumë, sepse gjërat e teknologjisë janë duke shkuar në deponi".
Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara thuhet se 53 milionë ton mbeturina elektronike u gjeneruan në të gjithë botën në vitin 2019 dhe se mbi 9 milionë ton më shumë ishin gjeneruar pesë vjet më parë.
Në këtë skulpturë janë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Italisë,Mario Draghi, Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Rush ka deklaruar se kjo vepër është vendosur para hotelit "Carbis Bay Hotel", ku do të mbahen samiti i radhës i G7-ës, këtë vikend.
