Lajmet e fundit

Nue Nreca nga ekipi Rahovecit ka siguruar kalimin te skuadra e elitës së futbollit kroat, "Dragovoljaq" apo në shqip "Vullnetari".
Por, si arriti 20-vjeçari kosovar nga liga e dytë e Kosovës të kalojë në elitën e futbollit kroat e tregon në intervistën për sportin në Klan Kosova.
Nue Nreca iu bashkua "Vullnetarit Kroat" verën që lamë pas dhe ka nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2024. Ai është i vetmi lojtar i huaj në ekipin kroat.