Rreth orë 11:00 pritet të preki tokën shqiptare avioni special i Departamentit Amerikan të Shtetit me të cilin udhëton drejt Shqipërisë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Sipas TCh, DASh ka kërkuar që ceremonia e pritjes të jetë sa më minimale. Do të jetë ministri Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ai i cili do t'i urojë mirëseardhjen.
Do të jenë edhe ambasadori i Shqipërisë në ShBA, Ervin Bushati bashkë me të dërguarin me punë të ShBA në Tiranë, David Wisner.
Në tapetin e kuq do të jenë të rreshtuar edhe disa marinsa amerikanë që shërbejnë në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Nën masa të forta sigurie, sekretari Blinken do t’i drejtohet Tiranës në këtë vizitë intensive 8 orëshe.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.